Kryeministri Edi Rama ka komentuar një e nga një pjesën kryesore të emrave n listën e PD-së për Tiranën. AI është ndalur te Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi, aleatët e Bashës që sipas tij janë futur në listë për të mos i ngelur hatri, dhe kurrsesi nuk mund të jenë skuadra fituse.

“Nuk shoh një skuadër që është futur për të fituar ndeshjen, por që në fushë të futen lojtarët që të mos i mbetet hatrit, ne jemi futur për të fituar ndeshjen, duke pasur të qartë objektin qark për qark që të kualifikohemi për të vazhduar për para. Në tiranë Kapiteni është Sali Berisha dhe ku janë me radhë një në 2 fosilet e Shqipërisë, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, dhe natyrisht Desdemona, Dash Shehi. Kjo është një skuadër që njëri të mos dehet në stol, tjetri të mos marrë stolin, tjetri të mos vjedhë stolin. Me këtë Shqipëria fiton? Më Fatmir Mediun? Me atë fitojnë pronarët që ka që ditën që vdiq Sabri Godo që i mori vulën e futi në xhep dhe me atë vulë vetëm një certifikatë prone, vendin si deputet në parcelën e PD-së, Shpëtim Idrizi, sekseri i Camërisë që zgjohet nga gjumi në orën dy dhe del i buhavitur dhe i hap luftë Greqisë dhe pastaj shkon zyrë më zyrë për të kërkuar vende pëllumbash në administratë që t’i shesë majtas e djathas. Vangjel Dule ca do në Tiranë, apo se nuk e voton më asnjë minoritet në Sarandë e Gjirokastër. Mesilën e kuptoj e kanë futur se do më lidhin mua me zinxhir pasi dogjën palmën të kryeministria”, tha Rama.