Pas deklaratës së Ilir Metës sot para gazetarëve, ka ardhur edhe reagimi nga Edi Rama. Kryeministri shkruan se ndërkohë që Lulzim Basha “ha përshesh”, Ilir Meta shan dhe lajthit publikisht

“Sa herë Ilir Meta del, flet, bërtet, shan, lajthit, aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës; çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun; Luli thjesht ha përshesh” – shkruan Rama në Twitter.