Kandidati i Lëvizjes Socialiste në Elbasan, Sokol Skura, i pesti në listë në këtë qytet, rezulton të jetë në masën ‘ar rest me b urg’, në komisariatin Elbasanit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Skura është dë nuar për drejtim automjeti në gjendje të dehur. Ky person në vitin 2015 është arre stuar përsëri për vr asjen e një kalimtari në gjendje të dehur, në Mengël të Elbasanit.

Sokol Skurën, Partia Socialiste e ka larguar që në vitin 2015, kur ai u akuzua për korrupsion në skan dalin e gra bitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave.

Nuk është habi që të gjithë personat problematikë gjejnë strehë pranë LSI, pasi kjo parti nuk ka elektorat as identitet politik. Mbështetësit e saj të vetëm janë personat të cilët duan të bëjnë karrierë dhe që nuk kanë asnjë ideal veç interesit dhe pasurimit në një kohë të shpejtë nëpërmjet kor rupsionit.

Kujtojmë se ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u ka kërkuar partive të largojnë personat e ink riminuar nga radhët e tyre, por duket se si gjithmonë për LSI-në porositë e SHBA kanë rënë vesh të shurdhër/Shqiptarja.com