Eliminimi i Juventusit nga Champions-i ka fytyrën e tij. Në këtë konluzion arritën thujase të gjithë në unison, duke kryqëzuar Cristiano Ronaldon. Logjika e gjërave bazohet në pagën që portugezi merr te Juventusi, 33 milionë euro në sezon, te shuma e majme, me të cilën e blenë te Real Madridi, edhe pse në një moshë disi të thyer, plot 100 milionë euro. Veç kësaj, kritikët përdorin faktet, numrat për ta “ngelur në klasë”.

Portugezi u ble nga torinezët si “njeriu Champions”, pra për ta fituar këtë kompeticion, sepse në Itali bardhezinjtë kanë gati një deakdë që janë “diktatorë” të gjithçkaje. Në fakt, me Ronaldion në përbërje, këtë sezon rrezikojnë të humbasin edhe titullin në Serie A, çka nuk është diskutuar fare në 8-9 vitet e kaluara. Pas një lumi të madh kritikash, më së fundi ka reaguar vetë CR7 përmes rrjeteve sociale. Në ato rreshta të tij ka pak fjalë për marrje përgjegjësie, por më shumë optimizëm për të fituar çfarë ka mbetur. Dhe një thumbim i qartë për disa, që mundohen ta identifikojnë vetëm përmes së tashmes, jo të shkuarës së tij individuale, të mbushur plot me trofe:

“Më e rëndësishme se sa numri i stërkëmbëshave që që merr në jetë, është sa shpejt dhe sa fuqishëm ngrihesh përsëri në këmbë… Kampionët e vërtetë nuk thyhen kurrë! Fokusi ynë tashmë është Cagliari, në luftën e Serie A, është finalja e Kupës së Italisë dhe gjithçka tjetër, që ende mund ta arrijmë këtë sezon.

Është e vërtetë se e kaluara e ka vendin në muze (duhet ta them), por fatmirësisht, futbolli ka memorie… Edhe unë mendoj kështu! Historia nuk mund të fshihet, ajo shkruhet çdo ditë me qëndrueshmëri, shpirt ekipi, këmbëngulje dhe shumë punë të palodhur. Ata që nuk e kuptojnë këtë, kurrë nuk do të arrijnë lavdi dhe sukses”.