Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste kundër vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që pranoi listën me 222 kandidatë të Partisë Demokratike.

“Vendimi i Kolegjit Zgjedhor solli procesin zgjedhor në rregullshmërinë ligjore. Pra i vendosi palët në pozita të barabarta për procesin zgjedhor të 25 Prillit”, tha përfaqësuesi i Partisë Socialiste.

Në zgjedhjet e 25 Prillit, Partia Demokratike shkon në zgjedhje me vetëm 153 kandidatë dhe jo 222 siç pretendonte.