Liverpool fitoi 0-2 në fundjavë përballë Sheffied United dhe nesër pret Chelsea në “Anfield”, aty ku i ka humbur katër ndeshjet e fundit. Kampionët e Anglisë dëshirojnë t’i japin vazhdimësi suksesit të fundit në kampionat, teksa trajneri Jurgen Klopp flet rreth duelit të vështirë me skuadrën e Tuchel.

“Chelsea ka një filozofi dhe ide të qarta loje, bazon lojën te qarkullimi i topit dhe gjithmonë zbret në fushë me formacione të ndryshme. Është e vështirë ta mbash topin më shumë se ta. situata në ekip ka ndryshuar krahasuar me kohën kur ishte Lampard trajneri.

Kanë shumë alternativa në sulm dhe po përmirësohen shumë. Duhet të zhvillojmë një ndeshje të kompletuar. Duhet të mbrohemi mirë dhe të punojmë fort si skuadër. Nevojitet durim, por duhet të jemi edhe kreativ, gjithmonë pa harruar detyrat mbrojtëse“, deklaron Klopp.