Dashi-Dashi gjithmonë ka pikësynime, pavarësisht nga rrethanat. Nëse është për të luftuar qoftë me mikun e tyre më të mirë, për të dalë të parët, ata janë gjithmonë të gatshëm për një konkurrencë miqësore. Qëllimet e tyre janë personale, por gjithashtu përfshijnë dhe njerëz të tjerë. Ata gjithmonë do të vëzhgojnë dhe do të mësojnë që të bëhen të parët. Ata gjithmonë bëjnë diçka dhe nuk mund të qëndrojnë ulur dhe të shikojnë të tjerët të fluturojnë. I duan emocionet dhe eksitimin e konkurrencës.

Luani-Luanët janë ata që gjithmonë do të tejkalojnë pritshmëritë e tyre dhe do të bëjnë arritje të reja çdo ditë. Ata mund të vendosin qëllimet e tyre të ulëta në fillim, por së shpejti do ti vendosin ato më të larta, prandaj nuk do ta kenë problem arritjen e tyre. Luanët i marrin gjërat shumë lehtë dhe ata gjithmonë kanë sukses. Por, herët a vonë ky lehtësim u bie në kokë dhe ata mund të jenë pak arrogantë dhe dembelë. Është një e vërtetë e hidhur, por Luani rehatohet me suksesin e momentit dhe fillon e bëhet dembel.

Virgjëresha-Virgjëreshat janë mjeshtre të arritjes së qëllimit. Ato janë një nga ato planifikueset që kanë një axhendë të shkruar me detaje dhe me një kaligrafi të përsosur. Ato do të marrin kohë të mjaftueshme për të planifikuar javën me detaje dhe qëllimet sado të vogla të jenë. Planifikojnë edhe minutën. Ato gjithashtu janë shumë punëtore. Dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm, vetëm punëtorët e mëdhenj arrijnë qëllimet e tyre.

Akrepi-Akrepat në përgjithësi janë të apasionuar për jetën. Ata kurrë nuk lënë asgjë përgjysmë dhe kanë një prani shumë të fortë dhe të pasionuar në rrethin e tyre të miqve. Kaq pasionantë sa janë, ata edhe punën e bëjnë me pasion. Janë shumë të guximshëm dhe gjithmonë synojnë qëllimet më të larta. Ata janë gjithashtu kokëfortë gjë që i bën ata të pandalshëm derisa të kenë arritur qëllimet e tyre. Ata janë shumë të shkathët dhe gjithmonë gjejnë mënyra për të marrë atë që duan.

Ujori-Ujorët janë me të vërtetë të zgjuar dhe janë gjithmonë një hap përpara shenjave të tjera. Ata janë mendimtarë, kështu që janë të mirë në arritjen e synimeve të tyre. Janë progresivë dhe origjinalë, kështu që qëllimet e tyre janë gjithnjë inovative. Për të arritur qëllimet kreative ata përdorin shkathtësitë e zgjidhjes së problemeve dhe intelektin. Janë shumë të zgjuar dhe gjithmonë do të arrijnë qëllimin e tyre.