Shqipëria është e ardhmja. Jo vetëm për të gjithë qytetarët e saj brenda vendit, por edhe për të gjithë shqiptarët kudo në botë. Ky ishte mesazhi i Kryeministrit Rama, në prezantimin e Lavdrim Krashit, që pas 27 vitesh në emigracion në Angli lë punën në Bashkinë e Londrës për të qenë emri i parë i PS në Qarkun e Dibrës.

Krashi është vetëm një, ndër emigrantët e suksesshëm që rikthehen për të dhënë kontributin për ndërtimin e Shqipërisë përmes angazhimit politik me Partinë Socialiste.Prezantimi i listave, pak minuta më parë solli disi risi të mëdha. E para, kryetarët e Qarqeve vendosen në listë në pozicione të pasigurta, madje në vendin e fundit të objektivit minimal.

Ndërkohë, vendi i parë në listën e shumicës së Qarqeve i ofrohet të rinjve me kontribute të spikatura që kandidojnë për herë të parë për të qenë deputetë. Në Tiranë, janë dy emra të parë, Najada Çomo dhe Luljeta Bozo. Në Shkodër, emri i parë në listën e PS është ai i Edona Bilalit. Në Vlorë, Pranvera Resulaj. Në Kukës, Greta Duraku. Në Korçë, Eni Zake. Në Dibër, Lavdrim Krashi. Në Berat, Hatixhe Konomi. Erion Braçe në Fier. Evis Kushi në Elbasan. Mirela Kumbaro në Gjirokastër. Lindita Nikolla në Kurbin. Milva Ekonomi në Durrës