Duhet një natë e madhe dhe Juventusi e ka dhuruar! Skuadra e Pirlos nuk ka tradhtuar në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit për t’u mbajtur ende i kapur te treni titull dhe për të tentuar – pse jo – të provojë deri në fund për të kërcënuar Interin.

Me Ronaldo në stol, i aktivizuar në minutën e 68-të, është Alvaro Morata shpëtimtari, pasi brenda 2 minutash e disa sekondash gjen dy gola që janë vendimtare për të përmbysur një ndeshje që nisi si mos më keq.

Kulusevski i dhuroi top Correa që nuk fali dhe shënoi golin e avantazhit. Juventusi protestoi për një penallti, por ajo nuk erdhi. Megjithatë, Rabiot me një gol të bukur barazoi shifrat.

Gjithçka u zgjidh në pjesën e dytë kur fillimisht Chiesa rikuperoi top dhe asistoi për Morata që gozhdoi Reina dhe pastaj Ramsey fitoi penallti, sërish e shndërruar në gol nga Morata për 3-1. Përpos tentativa të Lazios për të rihapur ndeshjen, nuk ndodhi më asgjë deri në fund.