Juventusi i këtij sezoni vijon të zhgënjejë nga java në javë. Pas eliminimit të turpshëm në Champions League prej portugezëve të Portos, ekipi i drejtuar nga Andrea Pirlo sot ka marrë goditjen e radhës në Kampionat.

Benevento, ekipi modest, ka mposhtur 0-1 bardhezinjtë duke bërë që këta të fundit të dalin jashtë loje edhe në garën për titullin e Seria A. I vetmi kompeticion ku djemtë e drejtuar nga Andra Pirlo mbeten në garë për të fituar është Kupa e Italisë. Me rezultatet e dobëta ekipi bardhezi rrezikon edhe zonën Champions. (Lexo.al)