Deputeti Lefter Koka i përgjgjet me një shënim të fortë akuzave të LSI-së se ka përfituar 3.3 milionë euro nga inceneratori i Elbasanit. Pas largimit nga LSI, Lefter Koka kandidon në këto zgjedhje në qarkun e Durrësit nën logon e PS. LSI-në ai e quan si parti inati e mllefi: Ju besoni te intriga dhe te shpifja! Kulti juaj është mosmirënjohja dhe E Keqja mishërohet veç te ju! Në 25 Prill çerdhja juaj mbyllet, shkruan mes të tjerash Koka.

Shënimi i plotë: Kohë e humbur të merresh me ju. Baltosja është e vetmja çfarë ju dini të bëni dhe habitem si vonuat kaq shumë! Por 2 fjalë në respekt të bashkëqytetarëve të mi po i them. Ju lindët si parti inati e mllefi dhe po këto po ju shuajnë. Ndër vite treguat se jo vetëm nuk patët program apo vizion , por jeni partia e një grusht njerëzish të etur për pushtet, etje, para. Të mbarsur me mllef ndaj më të mirëve, ndaj çdokujt që ka ditur t’ja dalë vetë.

Ju besoni te intriga dhe te shpifja! Kulti juaj është mosmirënjohja dhe E Keqja mishërohet veç te ju! Ju e dini dhe më njohët mirë, mua nuk më shqetësoni ! Në 25 Prill çerdhja juaj mbyllet!