Nuk e ka thënë hapur, por nga fjhalët e tij kuptohet se stili i lojës i Lampard nuk ishte i përshtatshëm për Chelsea-n dhe karakteristikat e skuadrës.

“Tuchel do që ta kontrollojmë ndeshjen, duke luajtur nga mbrapa, edhe kur vjen presioni”, ka thënë Jorginho. “Sipas mendimit tim është një mënyrë e mirë për të luajtur futboll dhe duhet të them se argëtohem”.

“Mendoj se është një stil më i mirë për karakteristikat e mia në krahasim me lojën me topa të gjatë dhe të provosh të rikuperosh topat e dytë”, ka thënë italiani duke nënvizuar në mënyrë të qartë se si loja e bluve nën drejtimin e Lampard nuk ishte ideale.

Në lidhje me shokët e repartit Kovacic dhe Kante: “Kante dhe Kovacic janë shumë të zgjuar dhe vrapojnë më shumë se unë”.