Ditëve të fundit, qytetarët kanë mundur të shijojnë diellin e ngrohtë pranveror, por gjërat do të ndryshojnë sërish. Dita e shtunë do të nisë me mot të vranët e reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës gradualisht vranësirat do të përçahen duke i lënë vendin kthjellimeve, kurse reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët të karakterit lokal deri në orët e pasdites e më pas ndërpriten.

Në lartësinë mbi 800 mertra ne veri-verilindje dhe në lartësin mbi 1100 metra në juglindje parashikohen reshje të dobëta bore. Dita e diel parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira këto më të përqëndruara përgjatë relieveve malore.

Në jug-juglindje vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu në orët e pasdites.Era parashikohet nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek. Deti i forcë 1-2 ballë.