Siç tregon viti 2021, Interi është kandidati i vetëm në Itali për titullin e ekipit më të mirë në fazën e dytë. Një udhëtim perfekt, i përbërë nga 8 fitore në 8 ndeshje, 20 gola të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar. Me pak fjalë, “filmi” i kampionatit nuk lë vend për dyshime: “Oscar” shkon tek Interi. Kështu do të thonin në Los Angeles, me Antonio Conte shumë të preferuar për statujën e regjisorit më të mirë. Trajneri nga Salento ka bërë një punë të pabesueshme në dy sezone, duke e çuar Interin në një pikë prapa Juves në fund të vitit të parë dhe të “aaratisur” në krye, sezonin aktual.

Por ato që të bëjnë më shumë përshtypje janë pikët mesatare që Conte ka grumbulluar që prej uljes në stolin zikaltër: 2.26 për ndeshje. Kësisoji, ai mban vendin e parë midis trajnerëve të Interit me të paktën 30 ndeshje të luajtura në Serie A, në epokën e 3 pikëve. Edhe më mirë se Mourinho, të thuash. Pastaj, është e qartë se për të hyrë në klubin ekskluziv të legjendave duhen tituj. Të cilët në thelb janë qëllimi i Conte, klubit dhe botës zikaltër.

Kundër Sassuolo është humbur mundësia e shënimit të 9 fitoreve radhazi. Jo një fakt dytësor, kur rilexon librat e historisë. E vetmja herë kur Interi arriti këtë moment historik ishte më 2007, me rekordin e të gjitha kohërave në Serie A: 17 fitore radhazi. Për më tepër, duke u përqendruar në fazën e dytë, vetëm dy skuadra e kanë arritur momentin historik të 9 fitoreve në 9 ndeshjet e para në të kaluarën: Milani i Sacchi më 1989-1990 (10 fitore) dhe Juventusi i Allegrit më 2017-2018 (9 fitore). Interi duket si një makineri, e aftë të shtypë çdo kundërshtar në rrugën drejt titullit. Soliditeti mbrojtës mbetet një përbërës themelor i mekanizmit, por aftësia / lehtësia e shënimit është arma shtesë e kryesuesve të Serie A.

Nuk duhet harruarf edhe sulmi atomic. Kjo është hera e parë që Interi ka shënuar 65 gola në 27 ndeshje të Serie A në epokën e 3 pikëve. Natyrisht, falë Lu-La, por jo vetëm. Lukaku dhe Lautaro (i cili tashmë ka barazuar 14 golat e sezonit të kaluar) janë dueti i dytë më i mirë sulmues në Europë (33 gola, vetëm Lewandowski-Muller kanë bërë më mirë te Bayerni). Një fakt që e bën mjedisin zikaltër krenar, por nuk është për t’u habitur. Ajo që bie më shumë në sy, në të vërtetë, është aftësia për të shënuar. Në Europë, vetëm Leipzig mund të ecë me ritmin që zikaltrit mbajnë në Itali. Interi krenohet me tre mbrojtës të vetët, me të paktën nga tre gola të shënuar në kampionat: Hakimi (6 gola), Skriniar dhe D’Ambrosio (3 gola).

Nuk është rastësi, në fakt, që Interi është më i miri në kampionat për golat me kokë (13) dhe krosimet e dobishme (165). Meritë e kërkimit të vazhdueshëm të lojës në krah, por edhe e orëve të punës në zgjidhjet e ndryshme nga topi joaktiv. Edhe forca fizike e grupit është rritur. Në numrat rekord, golat e shënuar peshojnë qartë: sulmi më i mirë i turneut, së bashku me atë të Atalantës, por me mesatare golash për ndeshje më të mirë, duke pasur parasysh duelin e shtyrë me Sassuolo. Interi udhëton me shpejtësinë e 2.4 golave për ndeshje, kundrejt 2.32 golave për ndeshje të ekipit të Gasperini dhe 2.15 golave për ndeshje të Napolit të Gattusos. Skuadra më të shkëputura nga Juventusi (2 gola për ndeshje) dhe Milani (1.89 gola për ndeshje).

Krahasuar me këto dy të fundit, shpejtësia e lundrimit zikaltër në këtë fazë të dytë është dukshëm më e lartë. Falë këtij rekordi, në fakt, Conte fitoi 11 pikë më shumë se Milani dhe 5 pikë më tepër se Juve, duke e vendosur veten në pozicionin e të qenit zot i fatit. Shifrat u japin formë ëndrrave të titullit zikaltër, ndërsa substanca vjen nga paraqitjet mbresëlënëse në fushë. Sapo arriti në majën e Serie A, skuadra vazhdoi të pedalonte fort. Vija e finishit është në horizont, por është e ndaluar të ulet ritmi….