The Conversation

Vaksinat antiCovid kanë treguar se janë efektive. Të dhënat nga Izraeli dhe Skocia tregojnë se vaksinat po mbrojnë njerëzit dhe gjithashtu mund të ulin përhapjen e virusit SARS-CoV-2. Nëse gjithçka qëndron në të njëjtin ekuilibër, njerëzit do të jenë të mbrojtur nga sëmundjet e rënda, përhapja e virusit do të ulet në mënyrë progresive dhe njerëzimi mund të shpëtojë përfundimisht nga pandemia. Gjithashtu ekzistojnë prova se në momentin që njerëzit infektohen me Covid janë të mbrojtur nga sëmundje të tjera ose të paktën zhvillojnë simptoma më të lehta. Pas infektimit ose vaksinimit, qelizat e kujtesës B dhe T janë ende prezentë. Kur infektoheni, ata eliminojnë infeksionin në një masë të tillë që nuk ndiheni më të sëmurë.

Kjo është diçka evolucionare. Sidoqoftë, një pyetje e rëndësishme në imunologji, kur bëhet fjalë për sëmundjet infektive dhe vaksinat, është: sa mund të zgjasë mbrojtja? Ka disa variabla këtu, nga lloji i patogjenit që ju infekton, te fakti se sa infektive është sëmundja fillestare dhe deri te organizmi dhe mosha. E gjithë kjo parashikon se çfarë mund të ndodhë me sfidën ndaj COVID.

Fruthi apo gripi? Mund të jetë e dobishme të krahasojmë ato që dimë aktualisht për COVID-19 me dy sëmundje për të cilat dimë më shumë dhe për të cilat kemi vaksina efektive: fruthi dhe gripi. Në të ardhmen, si do të jetë COVID? Fruthi është një virus shumë më i qëndrueshëm sesa SARS-CoV-2 – nuk pëson mutacione shumë. Zakonisht provokon një përgjigje të fortë imune dhe kështu mbrojtja zgjat më shumë, qoftë nga infeksioni apo vaksinat. Një studim tregoi që antitrupat kundër fruthit zgjasin gjithë jetën. Për shkak se është një virus i qëndrueshëm, kur ri-infektoheni, vaksina, ose përgjigja ndaj infeksionit natyror, do t’ju mbrojë. Sidoqoftë, gripi është i ndryshëm. Virusi i gripit mund të ndryshojë me lehtësi. Kjo do të thotë që ne duhet të vazhdojmë të vaksinohemi kundër tij, pasi vaksinat në një variant të mëparshëm mund të mos mbrojnë nga një variant i ri.

COVID-19 ndoshta qëndron diku midis fruthit dhe gripit. Nuk është aq i qëndrueshëm sa fruthi dhe nuk është aq i ndryshueshëm sa gripi. Ne mund të presim që imuniteti të zgjasë kundër COVID-19, por ndoshta jo për aq kohë sa fruthi. Dhe ndoshta do të duhet të vaksinohemi kundër varianteve që shfaqen, siç bëjmë me gripin. Ajo që ne dimë është natyra e ndryshueshme e SARS-CoV-2. Proteina spike mbulon sipërfaqen e koronavirusit në një mënyrë të njëtrajtshme. Antitrupat ndaj lisë zgjasin gjithë jetën. Në këtë situatë, makrofagët (një lloj i qelizave të bardha të gjakut që gllabëron patogjene) mund të jenë në gjendje të eliminojnë virusin me antitrupa. Dhe nëse antitrupat nuk janë efektive kundër varianteve, qelizat T mund të funksionojnë . Dhe edhe nëse përgjigjja imune është më e ulët ndaj varianteve, ne ndoshta do të jemi ende të mbrojtur nga sëmundjet e rënda.

Një aspekt i rëndësishëm i infeksionit natyror është sa i fortë është reagimi fillestar imunitar. Ftohja e zakonshme shpesh provokon një përgjigje të lehtë në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Do të thotë që përgjigjja imune është ende shumë e fortë. Nëse gripi shkakton një luftë të madhe, të cilën trupat imunë nuk e harrojnë kurrë, ftohja e zakonshme është një luftë e vogël që harrohet shpejt. Nëse keni pasur një sëmundje me simptoma më të rënda, kjo mund t’ju bëjë më rezistent ndaj ri-infektimit. Por nëse keni pasur vetëm një sëmundje të lehtë, ose nëse nuk keni patur simptoma, rrezikoheni nga infeksioni. Vaksinat kanë fuqi. Ata zakonisht japin një përgjigje imune shumë më të fortë sesa infeksioni natyror. Kjo sepse përgjigjet imune natyrore nuk kanë hile të patogjenit, shumë prej të cilave kanë mënyra të tjera për të çaktivizuar përgjigjen imune.

Kjo përsëri është evolucion. Viruset që kanë proteina që mund të kufizojnë imunitetin do të kenë më shumë gjasa të mbijetojnë. Kjo mund të jetë veçanërisht e rëndësishme me SARS-CoV-2, i cili ka disa mënyra për të kufizuar imunitetin. Për shkak se vaksinat përmbajnë një pjesë të virusit – siç është proteina spike, ato nuk e kufizojnë imunitetin, dhe kështu ndodh një përgjigje e fortë imune. Vaksina Moderna, për shembull, ka treguar se provokon një përgjigje të qëndrueshme të antitrupave. Tani jemi të sigurt se infeksioni me SARS-CoV-2 ka shumë të ngjarë të sigurojë një mbrojtje kundër ri-infektimit. Por, duke qenë se po shohim variante të reja, është e rëndësishme të përgatitemi për vaksina të tjera përforcuese për personat që janë më të rrezikuar.

Sigurisht shkencëtarët do të kenë një ide më të mirë nëse ato janë të nevojshme në muajt e ardhshëm. Nëse ato janë, COVID do të jetë më shumë si gripi, i cili ka nevojë për përforcues. Por nëse nuk janë, atëherë do të jetë më shumë si fruthi, ku kërcënimi i vetëm është për ata që refuzojnë vaksinimin. Përktheu Sonila Backa-abc