Ilir Meta thotë se nuk ka njeri më të nderuar se ai në Shqipëri, ndërsa Lulzim Basha e Monika Kryemadhi mund të provokohen për të bojkotuar zgjedhjet e 25 prillit. “Si mund të ketë njeri më të nderuar se unë që jam ulur në karrigen e numrit një të shtetit dhe që njëkohësisht ajo është karrigia që i takon sovrani dhe jam shërbëtori i parë i këtij shteti. Ky është një zhvillim në të drejtën e partive siç ka kolicione të tjera. Unë një gjë i kam bërë të qartë Bashës dhe Kryemadhit që zgjedhjet do të bëhen dhe nuk do të ketë asnjë dekret për shtyrjen e tyre edhe pse ata do të provokohen sërish për të ikur.

Zgjedhjet do bëhen në 25 prill dhe askush të mos përpiqet të bëjë grushtet shteti apo të justifikojnë situata të çmendura që bëhen në Shqipëri. Të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhje. Të gjithë të kenë kujdes, të ruajnë njëri-tjetrin dhe të ruajnë demokracinë. Ata që firmosën sot kanë bërë një gabim shumë të rëndë, që nuk hynë në zgjedhjet lokale, të mos presin zgjedhje daneze apo suedeze dhe jam i gatshëm të punoj me ta për zgjedhje të ndershme”, tha ai për News 24.