Ditët e fundit, një ilaç i ri antitrupash terapeutike kundër koronavirusit, i studiuar nga Kina, u miratua për përdorim urgjent në BE dhe ShBA.

Yan Jinghua, një anëtare e grupit të studimit të këtij ilaçi, u shpreh në një intervistë se kjo simbolizon besimin global për sigurinë dhe efektivitetin e ilaçit kinez të antitrupave terapeutike kundër virusit të COVID-19.

Ditët e fundit, Komiteti i Produkteve Mjekësore për Përdorim Njerëzor i Agjencisë Europiane të Barnave miratoi përdorimin e përbashkët të antitrupave monoklonale LY-CoV555 dhe LY-CoV016 në emergjencat e shëndetit publik për pacientët e prekur nga virusi i COVID-19.

Në dhjetëditorin e parë të shkurtit, edhe Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e ShBA-së autorizoi përdorimin emergjent të kësaj terapie në ShBA.

Yan Jinghua, anëtarja kryesore e grupit të studimit të antitrupave monoklonale LY-CoV555, theksoi se këta antitrupa quhen “raketa biologjike” ndaj koronavirusit dhe kanë efektivitet të dukshëm në trajtimin e parandalimin e prekjes nga virusi i COVID-19.