Nga Artur Ajazi/

Për kryetarin, apo dhe vetë Partinë Demokratike, një gjë mbetet e sigurtë si “drita e diellit”. Ai (qoftë ose jo kryetari i saj) edhe partia e tij, pas 25 Prillit do të mbeten gjatë në opozitë. Ndoshta e pasigurtë mbetet fakti, nëse Lulzimi do të vazhdojë të mbetet kryetar.Por kjo është gjë tjetër. Edhe pse gridat dhe joridat e Partisë Demokratike, shprehen teje të sigurta tek dalin të pispillosura se “këtë herë ne fitojmë pushtetin”, një gjë nuk kanë konstatuar.

Partia Demokratike po hyn në këto zgjedhje me gjysëmparti, me gjysëmanëtarësi, me gjysëmmbështetje, dhe me gjysëmprogram elektoral. Gjithçka deklarojnë i paraprin të nesërmes, vazhdimit të qëndrimit në opozitë. Këtë e shohim qartë në gjysëmzërin e Lulzimit, në daljet e ftohta të tij para medias, përballë një suferine që vjen e rritet nga Edi Rama dhe ekipi i tij, madje qysh orët e para të mëngjesit.

Kryeministrin do ta gjesh në 07.15 në Thumanë, në 08.15 në Laç apo Lezhë, në 09.15 në Durrës, në 11.30 në Fier, në 14.30 në Vlorë, pastaj në Sarandë. Dhe kështu rinis edhe dita tjetër, duke i rënë kryqetërthorë vendit, qyteteve, fshatrave, lagjeve, duke mbyllur një ndërtim këtu, një inagurim atje, duke folur me gazetarët apo duke organizuar konferenca të përbashkëta me strukturat e ekzekutivit në terren. “Nuk ka gjumë, por punë”. Dhe kush më mirë se Edi Rama, ja di vlerën kësaj fjalie motivuese, dhe kush më mirë se si shfrytëzon minutin, orën dhe ditët e javës, për të mbajtur një premtim, një angazhim, një fjalë Burri. Por si mund të pretendosh ti dalësh ballazi një Uragani, kur të mungon kurajo, guximi, motivimi, argumenti, dhe më kryesorja, kur je me “pizhama” dhe nuk të ka dalë akoma gjumi. Pushteti të konsumon, por edhe të intrigon, të impulson, të nxit të ecësh përpara, të shkund nga harresa, dhe të bën ti shikosh gjërat ndryshe.

Kjo ndodh, kur ti e ndjen se jeton, e ndjen se fjalën dhe veprën tënde, e presin mijëra e mijëra njerëz që të kanë votuar, dhe kanë varur shpresën tek ti. I sigurtë je dhe mbetesh i tillë, kur ke arritur diçka, kur ke ngritur dhe ndërtuar diçka, dhe kur je i bindur se për ty flasin veprat dhe jo fjalët. Këtë ka arritur falë punës, Edi Rama, këtë ka arritur ai përmes një stradegjie të detajuar qeverisëse, e cila të shpie në suksese të grantuara. Nuk mund të luash kumar me fatet e vendit, apo dhe fatet e atyre që të kanë besuar. Si askush tjetër në këto 30 vjet, Edi Rama kishte dhe ka akoma, barrën e rëndë të dy krizave më të rënda që pllakosën mbi vendin dhe të ardhmen e shqiptarëve. Ata që duhej të ishin në krah të tij (opozita) në ditë të tilla, e braktisën, e urryen, e sulmuan, e akuzuan. Por Edi Rama nuk u braktis nga ndërkombëtarët.

Kjo për faktin sepse ata e njohin, dhe shohin tek ai njeriun ideator dhe vizionar, me të cilin ja vlen, dhe duhet të bashkëpunosh. Sot më shumë se kurrë, opozita e arrnuar, duhet tu thotë shqiptarëve, pse e braktisi Parlamentin, zgjedhjet, pse e braktisi fushbetejën e tërmetit, pandemisë, pse ngjalli panikun dhe lutej për viktima, pse nuk afrohej të ndihmonte por vetëm demoralizonte dhe akuzonte. “Thesi është mbushur, kupa është derdhur” thotë popullit. Kështu ka ndodhur me ata që kërkojnë pushtetin sot, kështu do të ndodhë sërish edhe në 25 Prill. Gjithçka do të shkojë në vendin e vet. Edi Rama do të vzhdojë të qeverisë, kurse Lulzimi duhet të kacafytet me Ilirin, për “ca llogari të vjetra”……