Rusia ka prodhuar vaksinën e parë në botë kundër COVID-19 për kafshët. Vaksina për kafshët, e cila është bërë nga një njësi e Rosselkhoznadzor, u emërua Carnivac-Cov, sipas autoritetit mbikëqyrës.

“Provat klinike Carnivac-Cov, të cilat filluan tetorin e kaluar, përfshinin qen, mace, dhelpra dhe kafshë të tjera”, tha Konstantin Savenkov, zëvendës drejtor i autoritetit mbikëqyrës.

“Rezultatet e provave klinike na lejojnë të konkludojmë se vaksina është e padëmshme për kafshët dhe ka një përgjigje të lartë imune, me antitrupa anti-koronavirus në rritje në 100% të rasteve,” tha Savenkov.

Imuniteti zgjat për gjashtë muaj pas vaksinimit, por prodhuesit e vaksinave vazhdojnë të analizojnë këtë fakt, njoftoi autoriteti mbikëqyrës. Prodhimi masiv i vaksinës mund të fillojë në prill, shtoi Rosselkhoznadzor.