Më 7 mars të çdo viti, në Shqipëri festojmë “Ditën e Mësuesit”, që i kushtohet edukatorëve të shkollave dhe universiteteve, ngjarje kjo e festuar gjerësisht, qysh nga koha e r egjimit komunist i cili për ta bërë ditën më të rëndësishme dhe punën e arsimtarëve më produktive, shpërndante dekorata shpërblyese për mësuesit më të mirë, transmeton lexo.com.al.

Ajo që është interesante pas kësaj Dite, është fakti që përmes kësaj feste, përkujtojmë 7 marsin e vitit 1887 ku në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Kontribut të vyer për realizimin e kësaj përpjekjeje kishte Naim Frashëri i cili në bashkëpunim me të vëllain Sami Frashëri dhe rilindas të tjerë shqiptarë, arritën që të merrnin “lejen nga Porta e Lartë në emër të Pandeli Sotirit”, ndërsa ky i fundit ishte dhe mësuesi dhe drejtori i parë i shkollës. Godina që strehoi shkollën u ofrua falas nga atdhetari Diamant Terpo, i cili ishte anëtar i Shoqërisë “Drita” të Bukureshtit/Lexo.com.al/e.c..