Pas javës së fundit në Champions League, kanë qenë të shumtë ata që kanë folur për fundin e një epoke. Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, në fakt, nuk do të marrin pjesë në një çerekfinale të Champions-it pikërisht teksa dy të rinjtë Erling Haaland dhe Kylian Mbappe po hedhin kandidaturën për të marrë vendin e dyshes që ka dominuar botën e futbollit në 20 vitet e fundit. Megjithatë, nuk e mendon kështu Oëen Hargraeves, ish-lojtar i Bayern Munich dhe Manchester United, i cili e ka komentuar me këto fjalë kalimin e mundshëm të stafetës:

“Nuk mund të mohohet se Haaland dhe Mbappe janë dy të rinjtë më të mirë të futbollit botëror, por Messi dhe Ronaldo kanë jetëgjatësinë nga ana e tyre”, ka thënë Hargraeves për BT Sport. “Ndoshta edhe Haaland me Mbappe do të arrijnë të bëjnë të njëjtën gjë, janë të rinj dhe vendimtarë që tani në nivele të larta, por do të duhet të jenë në këto nivele për pesë vitet e ardhshme për t’u krahasuar me Messi-n dhe Cristiano-n. Përndryshe nuk është e mundur të hapet një diskutim i tillë”.