Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, drejtuar nga gazetarja Nisida Tufa, u ndal tek fushata zgjedhore.

Ai tha, se kjo fushatë do të jetë e ndryshe nga herët e kaluara, e kushtëzuar kjo dhe nga prezenca e pandemisë në vend. Ai tha se më së shumti do të varet nga takimet virtuale dhe sipas Hajdarit, do të shmangen edhe debatet mes anëtarëve të ndryshme partish me njëri-tjetrin.

Gjithashtu Hajdari u ndal edhe tek listat. Ai tha se me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, tanimë listat janë gjysmë të hapura. Kjo sipas tij është gjë e mirë, pasi emrat që janë poshtë në renditje, me anë të votave të popullit, mund të ngjiten lartë në renditje.

Ai tha se befasuese do të jetë listat e qarkut të Tiranës.

Jemi në prag zgjedhjesh në fushatë, pak ditë na ndajnë nga 25 prilli, si e perceptoni atmosferën parazgjedhore?
Shkëlqim Hajdari: Ka vetëm dy ditë që ka filluar, është fushata e parë që bëhet në këtë lloj, është specifike sepse nuk lejohen aktivitetet e mëdha. Janë futur shumë në lojë rrejtët sociale, takimet virtuale, kjo është për tu parë. Por më mirë vazhdojmë me këtë fushatë të qetë, pa grumbullime, por me paraqitje programesh të partive politike, me ndryshime që kanë të bëjnë me jetët e njerëzve. Kjo për fatin e keq nuk do të bëhet mirë, sepse me presionin ë ka bërë media. Kandidati për kryeministër dhe Kryemadhi nuk do të bëjnë ndonjë debat politike, edhe deputetë nuk do të bëjnë debate. Kjo është një mungesë e shprehjes demokratike sipas mendimit tim.

Me çfarë kornize ligjore po futemi në këto zgjedhje?

Shkëlqim Hajdari: U nisëm për të bërë lista të hapura dhe i kemi gjysmë të hapura. Forcat politike kanë menduar që brenda listave të krijojnë garë. Kanë vendosur emra që duan ta garantojnë qenien e tyre në qeveri. Kuptohet që duan ti vendosim njerëzit në garë, kjo është një gjë pozitive me këtë kod zgjedhor, shpresoj që qarqet e mëdha të kemi thyerje të listës, deputetët që janë poshtë të marrin vota, kjo do të na gëzojë sepse listat do të funksionojnë.

A ka shanse të kemi një thyerje të listës për Tiranës?

Shkëlqim Hajdari: Unë shpresoj që Tirana të ketë thyerje, Tahir Muhedini është një mik i shtëpisë time, shpresoj është ish drejtuesi i PDIU. Mendoj që ai do e thyej listën, edhe zoti Strazimiri që është vendosur poshtë. Gent Muça, një futbollist ekselent. Mimi Kodheli që mund të thyej listën. Ata që do të thyejnë listën do të jenë deputetë që i ka zgjedhur publiku.