Kandidati i PD në Lezhë, Agron Gjekmarkajka debatuar sërish ashpër me Jozefina Topallin në emisionin ‘”Real Story’.

Topalli e ka thumbuar duke i thënë se po i shkruajnë në celular, ndërkohë që Gjekmarkaj i thotë se askush nuk i shkruan, dhe madje nuk është besnik i askujt.

Gjekmarkaj e ka pranuar që ka folur më parë dhe ka pirë kafe me Topallin, teksa i thotë se është bërë qesharake pasi në kohën kur ishte në pushtet donte të behej si Berisha ndërkohë që ishte një grua, dhe ka qenë modeli më agresiv në PD ndaj kundërshtarëve.

JOZEFINA TOPALLI: Për t’u kthyer, të mendosh që Basha është i djathtë, apo koalicioni me Kryemadhin e Metën të jenë të djathtë, më duekt pak si shumë. E kemi provuar qeverisjen me të. Pas ditës së zgjedhjeve. Për shkak të ndarjes së votave. Vendimi për të qenë në qeveri me Metën kanë qenë në kushtet për t’u anëtarësuar në NATO. E Paguam mjaft rëndë atë koalicion. Pasi e paguan koston e atij korrupsioni, të bësh një fshesë, gjueti shtrigash me faktorët e djathtë, me një ekstrem të majtë, në fakt janë parti klienteliste. Për shkak të momentit më të vështirë ekonomik, buxhetit, borxhit shumë të lartë, të gjitha këto vijnë se sjellja e qeverisë përqëndrohet çdo gjë në dorën e kryeministrit. Sjellja e opozitës është në dorën e kryetarit të asaj që mban siglën PD. Kur je në fushatë, dhe asnjë s’bën bilancin, i pari të qeverisjes, dhe i dyti të pushteteve që i dha qeverisjes, tregon për krizën në të cilën është spektri politik. Për herë të parë në 3 dekada, përqindja më e lartë shkon tek ata që nuk besojnë më. Për shkak të kësaj nuhatje, të asnjë shansi e qasje, reformimit të PD, kemi krijuar lëvizje të reja ndaj 3 kryetarëve ekzistues. Çdo mandat që ne do marrim do shkojnë tek spektri i djathtë, me një kusht, e përsëris, kushti i vetëm është që kryeministri i ardhshëm të jetë i pakorruptuar.

AGRON GJEKMARKAJ: Sa i përket skenarëve të Elbasanit i bëri Rama, jo opozita. Sa i përket aluzioneve, kush është i ndershëm, i korruptuar, i miër apo i keq. Ka një rrëshqitje, të gjithë thonë se janë të dnershëm e akuzojnë tjetrin si të korruptuar. Këto janë, s’duhen marrë shumë seriozisht, as akuzat e Jozefinës ndaj Bashës. Janë të gjitha thashetheme pazari. As opinione politike. Megjithatë, s’mund të jenë.

Të rrijë e qetë Jozefina Topalli nëse nuk do t’i bashkojë votat me PD. Unë nuk e kam për qëllim të qëndroj gjatë në PD. Çështja është që këta të mbeten të djathtë. E shoh frymën që është, është pro fitores së PD, pa shumë shtrëngime, do jetë e ndjeshme, për ndryshim. Jam i bindur se politikanët e vjetër s’mund të jenë të rinj. Ndryshimi vjen nga politikanë të rinj. Çfarë kanë patur për të dhënë pozitive e negative, ja kanë dhënë. Përshtypja ime është që mund të kishin pritur me dinjitet në heshtje, apo të tërhiqeshin. I uroj suksese.

JOZEFINA TOPALLI: Po i shkruajnë

AGRON GJEKMARKAJ: Keni recituar të shkruara apo të pashkruara, nuk më shkruan njeri mua.

ASTRIT PATOZI: Fakti që merret me ne, e nuk merret me Ramën apo opozitën.

JOZEFINA TOPALLI: Ka një histori gjatë 8 viteve, nuk e kam me Agronin. Ç’ndodh me Bashën në përgjithësi, që i ka vënë në karrige të sigurta, besnikë që akuzojnë të tjerët.

AGRON GJEKMARKAJ: Nuk jam besnik ndaj askujt.

JOZEFINA TOPALLI: Në qeveri me Ramën ka qenë Basha.

AGRON GJEKMARKAJ: Jeni modeli i shpërdorimit në raport me lidershipin, je bërë qesharake, keni tentuar të bëheni burrë duke qenë grua. S’më bën dot pretencë. Modeli më agresiv ndaj kundërshtarëve, doje të bëhej si Berisha.

JOZEFINA TOPALLI: 4 muaj më parë. E di çfarë kemi biseduar.

AGRON GJEKMARKAJ: Kemi pirë dhe kafe.