Zyrat e Partisë Socialiste në Berat janë su lmuar gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar. Dera kryesore e zyrave të PS në qytetin e Beratit është thyr me gurë.

Policia ka nisur hetimet për këtë incident elektoral që nuk është i pari, kamerat e sigurisë janë sekuestruar gjithashtu për të bërë të mundur identifikimin e autorit/ve.