Autoritetet spanjolle kanë vendosur kufizime për Pashkët. Autoritetet e rajoneve spanjolle, përveç Madridit, kanë rënë dakord të kufizojnë udhëtimet gjatë kësaj feste.

Marrëveshja përfshin mbylljen rrethuese të territoreve nga 26 mars deri më 9 prill dhe nga 17 deri më 21 mars në zonat ku 19 marsi është Dita e Babait, raporton El Pais.

Masat në fjalë përfshijnë një shtetrrethim nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, ndërsa ndalet mbledhja e jo më shumë se 4 personave. Vendimi u mor me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit dhe të gjitha 17 rajonet përveç Madridit ranë dakord me këtë.