Albert Dumont, historiani dhe albanologu francez, s hokoi botën duke thënë në zë të lartë se “Në Evropë nuk ka racë më të lashtë se shqiptarët”. Ai lindi në vitin 1842 dhe v diq në 1884. Për të provuar teoritë e tij në terren, Albert Dumont ndërmori një udhëtim nëpër Shqipëri dhe Greqi, nga viti 1870 deri më 1871. Qëllimi pas këtij udhëtimi ishte për të studiuar ngjashmërinë e antikitetit grek me shqiptarët e malësisë së veriut, transmeton lexo.com.al.

Në këtë kuadër, ai botoi edhe librin “Balkani dhe Adriatiku” më 1875. Në këtë libër pasqyrohet origjina e shqiptarëve, tiparet e tyre dalluese, karakteri i veçantë, zakonet e rralla dhe gjendja ekonomike dhe shoqërore etj. Në të njëjtin libër, Albert Dumont vë në dukje racën e pastër shqiptare; atij i bëjnë përshtypje në veçanti malësorët e Mirditës, Kelmendit e Kastriotit, ndërsa ceket në traditat l uftarake të tyre dhe nënvizon faktin se shumë shqiptarë u rreshtuan në u shtritë e mbretërisë franceze, angleze dhe gjermane. Ai nuk lë pa përmendur edh rolin e shqiptarëve në revolucionin grek. Albert Dumont shkruan për shqiptarët se “Ky popull kaq i panjohur, ruan imazhin më të plotë, se çfarë ishin të parët e racës greke dhe latine, gjë që e meriton vëmendjen e historianit”./Lexo.com.al/e.c.