Shkaku i progresit të ngadaltë të vaksinimit kundër COVID-19 sepse po ka mungesa të vaksinave, autoritetet franceze dhe gjermane po përpiqen të bindin qytetarët se vaksina e AstraZeneca është po aq e sigurt sa të tjerat. Furnizimet me vaksinat e ndërmarrjes britanike-suedeze janë të papërdorura në të dy vendet, duke ngadalësuar luftën kundër pandemisë.

Në Francë, u përdorën vetëm 273 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, nga 1.7 milion të marra deri në fund të shkurtit, sipas ministrisë së shëndetësisë. Të dy vendet nuk e kanë aprovuar vaksinën për personat mbi 65 vjeç, duke ngritur dyshime për efektivitetin e saj në krahasim me Pfizer/BioNTech dhe Moderna. Ministri i Shëndetësisë franceze, Olivier Veran, vetë mjek, u vaksinua me vaksinën drejtpërdrejt në televizion për të dekurajuar qytetarët.