Lulzim Basha publikoi sot librin ‘Misioni Im’, 99 faqe të cilat sipas tij janë një letër e hapur drejtuar shqiptarëve kur duhet pak më shumë se 1 muaj nga zgjedhjet e 25 prillit.

Por një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen. Në faqen e fundit të librit Basha ka zgjedhur një foto, i shoqëruar nga fëmijët. Duket një zgjedhje e veçantë por nuk ide është origjinale.

Enver Hoxha, diktatori komunist, i kishte të preferuara fotot me fëmijët, madje disa shumë të famshme.

Fotoja e mëposhtme është në një festë Viti i Ri i vitit 1978, ku diktatori duket i rrethuar nga fëmijë.

Këto foto janë në memorien e shumë shqiptarëve si një kujtim i hidhur i propagandës së dhunshme të sistemit komunist. Zgjedhja e Bashës për këtë foto kaq të ngjashme pritet të ketë reagime të shumta.