Sulmuesi i Tottenham, Gareth Bale, po rikthehet në formën e tij më të mirë. Uellsiani ka treguar një nivel të lartë loje në ndeshjet e fundit, çka po e detyron klubin anglez ta mendojë sëriozisht blerjen e tij nga Real Madrid.

Në fund të sezonit do të merret dhe vendimi final për të, pikërisht në momentin që i përfundon kontrata dhe me madrilenët. Kujtojmë që në katër ndeshjet e fundit, 31-vjeçari ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar 3 herë për shokët e skuadrës, duke surprizar dhe tifozin më skeptik të Tottenham.

Ndërkohë, edhe Real Madridit do t’i interesonte një transferim i tillë. Në rast se Bale do të transferohet përfundimisht në Londër, atëherë galaktikët do të kenë një vend të lirë në skuadër, çka do t’i hapte rrugën transferimit të Kylian Mbappe në Madrid.