Dashi
Parashikohet një ditë, gjatë së cilës duhet të bëni qartësi lidhur me ndjenjat tuaja. Do ju duhet të menaxhoni një situatë nervozizmi dhe mundimi. Nëse keni përkrah dikë, përfitoni dhe kaloni më shumë kohë bashkë. Shtyjini për më vonë problemet që mund të presin.

Demi
Padurimi është një e metë që duhet të përpiqeni ta kontrolloni, veçanërisht sot, nëse nuk doni të hidhni në erë një projekt të bukur. Nëse keni një lidhje dashurie të qëndrueshme, do ndjeni se partneri juaj nuk po ju përkushtohet plotësisht siç dëshironi, prandaj prireni të keni disa keqkuptime të vogla.

Binjaket
Sot do keni një qiell të favorshëm në të cilin ndërthuren shumë yje, të gatshme për t’ju ofruar dashuri, harmoni dhe krijimtari. Ndjeshmëria juaj fiton një forcë që rrit karizmën. Aftësia për të ndikuar te të tjerët është vërtet e paparë. Ju mund të bëni gjithçka që dëshironi dhe të shijoni të gjitha format e kënaqësisë.

Gaforrja
Njerëzit në jetën tuaj janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe secili prej tyre ka diçka për t’ju mësuar nesër. Jini i hapur për leksione dhe do të kuptoni gjëra të reja rreth disa personave që i njihnit ndryshe.

Luani
Ditë e këndshme sidomos për marrëdhëniet me njerëzit. Nëse do udhëtoni përgatituni për takime të reja që do të jenë interesante dhe argëtuese. Disa ndryshime priten në marrëdhënien tuaj me partnerin.

Virgjeresha
Dita e sotme është një ditë e plotë, dhe mbi të gjitha, shumë krijuese për ju, pasi vendosja planetare përmirëson shumë gjendjen tuaj psikologjike, kështu që ju mund të përafroni mendimet tuaja dhe t’i realizoni ato pa shumë vështirësi.

Peshorja
Yjet ju garantojnë humor të mirë dhe një jetë shoqërore të gjallë. Janë parashikuar shkëmbime idesh të shkëlqyera, të përqendruara në tema shumë serioze. Jeta si çift po lulëzon. Ata që janë vetëm, do provojnë lëvizje të kujdesshmë për t’u afruar me një person të ri, duke u mbështetur në simpatinë dhe komunikimin e ëmbël.

Akrepi
Tani për tani, ruajtja e harmonisë në shtëpi duhet të jetë prioriteti juaj numër një. Kohët e fundit keni pasur një ndryshim të madh në jetë. Komunikimi është mënyra më e mirë për të përmirësuar gjërat.

Shigjetari
Nuk do të ndiheni shumë në humor sot. Përpjekjet që do të bëjë partneri/partnerja juaj nuk do t’ju kënaqin aq sa ju dëshironi. Sa i përket anës financiare, do i kaloni vështirësitë dhe do ndiheni më të qetë.

Bricjapi
Për çiftet është një moment mjaft i vështirë. Mundohuni të bëni gjithçka të mundshme për të transformuar marrëdhënien tuaj në mënyrë që të forconi marrëveshjen. Nëse jeni vetëm, mos lejoni veten të zvarriteno nga disa njerëz rreth jush që dëshirojnë të krijojnë probleme.

Ujori
Jeni disi në ankth dhe kjo mund të kompromentojë në një farë mënyre punën tuaj, por mos u shqetësoni se ”lajmet e mira” janë pas dere.

Peshqit
Hëna në Bricjap është e qetë dhe premtuese në shenjën tuaj. Energjitë pozitive ju ëmbëlsojnë karakterin dhe gjendjen shpirtërore. Venusi, nuk është aq miqësor ndaj jush, i gatshëm për të krijuar një pengesë në frontin e dashurisë. Zgjidh më mirë të kalosh mbrëmjen me miqtë tuaj të vjetër.