Jursti dhe doktori i shkencave Nest Zefi ka denoncuar publikisht kryedemokratin Lulzim Basha pas publikimit të librit të tij të parë ‘Misioni Im’.  Përmes një postimi në Facebook ai publikon një pasazh nga tezat e tij duke akuzuar liderin e opozitës se ka përdorur pa leje shkrimet e tij për ndërtimin e librit.

Përmes Facebook-ut, ndër të tjera Zefi shkruan:

“Ne librin e tij “Misioni” Lulezim Basha e disa keshilltare te tij qe jane te njoftun te mi, paska bubrrue ne shkrimet e mia e sidomos edhe ne ket te fundit qe u drejtova miqve italian, mbasi u shpalla kandidat per deputet, per me ndertue fabulen e tij…me kopjue kaq trashe bash asht e rande…”, nënvizon ai. Nest Zefi, është diplomuar në fakultetin e dretësisë të Universitetit të Shkodrës dhe në Universitetin e Padova-s, Itali, për Shkenca Politike. Studimet post-universitare me një mastër në drejtësi në vitin 2007 dhe një tjetër në sociologji të migracionit në vitin 2009 i kryen pranë Universitetit CaFoscari në Venecia. Në vitin 2013 diplomohet doktor i Shkencave Juridike, përsëri pranë Universitetit CaFoscari në Venecia. Gjatë kohës të doktoraturës ka zhvilluar një përvojë kërkimore në fushën e të drejtës së punës në Universitetin Nanter të Parisit. Aktualisht vazhdon të jetë kultor i të Drejtës së Punës në fakultetin e drejtësisë pranë Universitetit të Milano-s (Itali). (TemA)