Kandidati për deputet në qarkun e Elbasanit, Klevis Xhoxhi vijon takimet me banorë të ndryshëm për t’u njohur nga afër me problematikat por edhe ecurinë e punëve në këtë qytet.

Ditën e sotme Xhoxhi është ndalur në disa biznese të zonës, për të biseduar rreth lehtësirave që qeveria ka krijuar për këtë sektor gjatë këtyre viteve.

“Zero Tatim Fitim dhe zero TVSH për biznesin e vogël deri në 2029-n”, shkruan ndër të tjera Xhoxhi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë: Biznesi në fokus ? Së bashku në disa biznese të zonës, për të biseduar rreth lehtësirave që Qeveria Rama ka bërë për biznesin gjatë këtyre viteve.
Zero Tatim Fitim dhe zero TVSH për biznesin e vogël deri në 2029-n.

Shqipëria s’ka kohë për pushim ??! Bashkë me ekipin drejt fitores së mandatit të 3️⃣ #PartiaSocialiste? #Shqipëriaeardhmjajonë??. (Lexo.al)