Në aktivitetin e zhvilluar pasditen e sotme në Bari për 30-vjetorin e eksodit të marsit 1990, ku 25 mijë shqiptarë ikën drejt Italinë, në fjalën e tij ministri italian i Jashtëm Luigi Di Maio u shpreh “fillimi i viteve 1990 ishte një periudhë ndryshimesh dramatike për Shqipërinë. Shembja e asaj që kishte mbetur nga regjimi komunist dhe ekonomia e dobët i shtyu mijëra shqiptarë, veçanërisht të rinjtë dhe më të arsimuarit, të largoheshin, të emigronin dhe të fitonin lirinë që iu ishte mohuar për shumë kohë. Imazhet e atyre ditëve, turmat e grumbulluara në anije, do të mbeten përgjithmonë të gdhendura në kujtesën kolektive të të gjithë Italianëve. Shqiptarët, pasi u përballën me një lundrim sa të shkurtër, aq edhe të pabesë, mbërritën në Itali të rraskapitur, “ tha Di Maio.

Pas 30 vitesh, tha Di Maio është koha të kujtojmë së bashku ato ditë që sollën në brigjet tona 25 mijë shqiptarë. “Sot kemi dashur të kujtojmë dhe festojmë të gjitha këto, së bashku me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili është gjithashtu një mik i dashur dhe i vlerësuar i Italisë dhe me guvernatorin Rajonit të Puglias Michele Emiliano”, tha Di Maio. Duke theksuar se lidhja midis Italisë dhe Shqipërisë është intensive dhe e jashtëzakonshme. Jam i lumtur ta festoj këtu këtu me ju sot.