EMA (Agjencia Europiane e Barnave) ka nënvizuar përfitimet e mëdha të vaksinës AstraZeneca përkundrejt disa episodeve të pafavorshme, shkruan Chiara Di Tommaso në faqen e internetit vesuviolive.it.

”Nuk ka rrezik për vaksinën Astrazeneca. Nga 17 milionë të vaksinuar ka pasur vetëm 37 raste të embolisë dhe trombozës. Informacioni i disponueshëm deri më tani tregon se numri i ngjarjeve tromboembolike në njerëzit e vaksinuar nuk është më i lartë se ai i vërejtur në pjesën tjetër të popullatës”, theksoi EMA.

”Bilanci i përfitimeve dhe rreziqeve për vaksinën AstraZeneca Covid konsiderohet pozitiv dhe nuk shohim asnjë problem në vazhdimin e vaksinimeve duke përdorur këtë vaksinë. Ne jemi duke shqyrtuar të dhënat dhe ngjarjet vdekjeprurëse të raportuara për t’u përpjekur të kuptojmë nëse ka grupe specifike të rasteve të lidhura me lloje të caktuara të patologjive ose me statusin mjekësor të subjekteve”, shton ajo. Në Britaninë e Madhe 10 milion qytetarë kanë marrë një dozë Astrazeneca, 275 vdekje të dyshuara, një përqindje shumë e ulët.

Për më tepër, hetimet e autoriteteve britanike nuk i lidhën vdekjet me administrimin e vaksinës, duke i konsideruar ato si vdekje natyrore. Deri në pranverë Anglia do të jetë një nga rajonet e para në Europë që do të jetë imun për verën. Të gjitha barnat, në fletëpalosjen e paketimit, kanë renditur efektet anësore. Një nga ilaçet më të përdorura nga europianët është aspirina. Aspirina mund të jetë fatale për të moshuarit ose njerëzit me probleme të zemrës.

“Rrallë shumë rrallë mund të ndodhë hemorragji cerebrale, veçanërisht te pacientët me hipertension të pakontrolluar (presion të lartë të gjakut) dhe/ose me antikoagulantë (ilaçe që përdoren për të ngadalësuar ose frenuar procesin e mpiksjes së gjakut), i cili, në raste të izoluara, mund të jetë potencialisht vde kjeprurës”, sipas Insitutit të Lartë italian të Shëndetit.

Sipas këtij instituti, efektet anësore të rralla nënkuptojnë që “1 deri në 10 persona në 10 000 mund të preken”. Një shënim i veçantë është në fletëpalosjen për aspirinën për të moshuarit, ku thuhet se ”rreziku i efekteve anësore serioze është më i madh tek të moshuarit. Nëse jeni mbi 70 vjeç, këshillohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni këtë ilaç”. Numra shumë më të lartë se ata të regjistruar pas vaksinës Aztrazeneca.