Pandemia e COVID-19 ka ndryshuar mënyrën e jetesës së njerëzve dhe shumë prej zakoneve tona tashmë kanë marrë një ngjyrim të pazakontë.

E gjithë kjo situatë të shtyn të mendosh e krijosh zgjidhje të ndryshme për ti berë ballë pengesave. Studiuesit në Meksikë kanë krijuar një mënyrë që edhe në kohë pandemie të mund të shijojmë ushqimin në një restorant dhe në të njëjtën kohë të mbrohemi nga virusi.

Ata kanë krijuar “maskën e hundës”! Ajo është krijuar pikërisht që njerëzit të mund të shijojnë pa frikë ushqimin apo pijen e tyre në një restorant apo bar.

Megjithatë lidhur me këtë ka pasur edhe reagime negative nga mjeke dhe ekspertë të cilët thonë se mund të infektohesh me COVID-19 edhe nga goja dhe hunda.