Sot është ditë zie për familjen e reperit shumë të dashur për publikun, Ledri Vulës. Reperi ka humbur një nga personat e tij më të shtrenjtë, gjyshin. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë Ledri dhe mamaja e tij, Xheraldina përmes postimeve në Instagram. “Kurr ma ne prehnin tond gjysh”, shkruan Ledri në postimin e tij teksa ka marrë ngushëllime të shumta nga miqtë.

Ndërsa Xheraldina ka postuar një foto të të atit duke shkruar fjalë shumë prekëse. “Baba jem i miri, sot t’i mbylla syte dhe te ledhatova per here te fundit. Te dua, stambollesha jote perjete, Xherushi.

Per miqte dhe ata qe e kane njoft dhe dasht: Vorrimi do te behet neser ne rrethin e familjes se ngushte. Te pame nuk ka. Ngushellimet i pranojme me sms dhe telefonata”.