Luigj Preçi fotoreporter i njohur sportiv është ndarë nga jeta ditën e sotme, pas një beteje të gjatë me Covid. Preçi u nda nga jeta në moshën 82 vjeçare. Me fotot e tij, Preçi ishte një nga fotografët që ka përcjellë një pjesë të mirë të futbollit shqiptar.

Ai ka mbuluar për thuajse 60 vjet aktivitetet e kampionatit, kupës dhe aktiviteteve ndërkombëtare. Më shumë ai ka qenë si fotoreporter në aktivitetet e klubit Partizani dhe ekipit Kombëtar. Për kontributin e tij është vlerësuar edhe nga FSHF me rastin e 80-vjetorit të lindjes.