Gratë e kësaj shenjë të horoskopit gjithmonë dallohen nga turma dhe tërheqin vëmendje kudo që shfaqen. Ato rrezatojnë, shfaqin energji dhe guxim.

Ato janë shumë aktive dhe u pëlqejnë vendimet e mëdha. Zakonish mërziten shpejt nga njerëzit, prandaj edhe duan që ta ndryshojën shumë shpesh shoqërinë.

E pëlqejnë flirtin, por nuk pushtohen lehtë. Janë gratë më të zëshme në shoqëri, janë shumë arguëtuese, por kurrë nuk zbulojnë sekretet e tyre, kështuqë jeta e tyre private është një mister.

Kur bien në dashuri, janë të gatshme që të dorëzohen plotësisht dhe shpesh tërhiqen nga meshkujt që janë plotësisht botë e kundërt me to. E dini se për kë po flasim?! Sigurisht, që për gratë që u përkasin shenjës së Binjakëve.