Kanë mbërritur mbrëmjen e kaluar 38,400 doza vaksine të kompanisë AstraZeneca. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu është vlerësuar nga Drejtori i OBSH për Europën, Dr. Hans Kluge.

“Zonjë Manastirliu, është një kënaqësi e vërtetë të mbështesim një Ministre të tillë si ju që jeni e vendosur të bëni gjithçka që duhet për të përmirësuar shëndetin e të gjithë njerëzve”, shkruan Kluge. Manastirliu ka falenderuar Dr.Klugen dhe partnerët për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë për sigurimin e vaksinave.