Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlindaj Karçanaj, e cilësoi një histori shqiptare suksesi portalin e-albania. Në konferencën për shtyp bashkë me Kryeministrin Rama, Karçanaj teksa parashtroi disa shifra të shërbimeve, u ndal në ato kryesoret të cilat sipas saj kanë ndryshuar rrenjësisht marrëdhënin e shtetit me qytetarët dhe biznesin.

“E-albania, një histori shqiptare suksesi. Falë kësaj sipërmarrje ka ndryshuar rrenjësisht marrëdhënia e shtetit me qytetarët dhe biznesin. Kemi pasur vetëm 14 shërbime publike online, sot janë 1207., 51 mijë aplikime ishin kryer në vitin 2013, 7.7 milionë vitin e fundit. Pritja në radhë u ka kushtuar shqiptarëve, janë kursyer 236 vite pritje dhe janë kursyer 1.36 miliardë euro. Sot kemi një pasuri të madhe kombëtare. Aktualisht gjenerohen 163 dokumente me nënshkrim elektronik dhe 47 dokumente me vulë elektronike. Sistemi i doganës nga ky moment është totalisht pa letër. Shëndetësia është fokusi kryesor i Qeverisë por edhe i portalit e-albania. Ia kemi dalë gjithashtu të përballojmë me sukses situatën e pandemisë. Falë dixhitalizimit shërbimet ofrohen online. E-albania nuk ndaloi asnjë moment të gjitha shërbimet kur të gjitha sportelet ishin mbyllur. Vetëm për shërbimet shëndetësore qytetarëve u është kursyer 52 vite pritjeje. Së shpejti edhe spitalet rajonale do të aksesojnë informacionin online. Biznesi është një fokus shumë i rëndësishëm i ynë. Tashmë të gjitha bizneset kanë vetëm një ndalesë online për të mbyllur të gjitha shërbimet në të gjithë ciklin, që nga krijimi i tij, pagesat tatimore dhe të gjitha ofrohen online.”, tha ndër të tjera ajo.