Dy ditë më parë erdhën në Shqipëri mbi 38 mijë vaksina të Oksford-AstraZenekës. Ndërkohë njerëzit po hezitojnë ta bëjnë këtë vaksinë, nisur edhe nga fakti që shumë shtete e kanë ndaluar përdorimin e saj. Por mjeku, Erjon Panajoti, referuar studimeve thotë se, kjo vaksina është aprovuar për përdorim nga EMA dhe OBSH-ja dhe nuk është vërtetuar akoma se shkakton trombozë. Doktor Panajoti u bën thirrje qytetarëve ta bëjnë vaksinën dhe mos i besojnë rrezikut mediatik.

“Vaksina e Oxford-Astra Zeneca vjen ne Shqiperi dhe nderkohe ka shume paqartesira dhe frike per kete vaksine pas nderprerjes se perkohshme te perdorimit te kesaj vaksine ne shtete si Danimarke, Islande, Norvegji apo Tailande. Nderkohe edhe shtete te tjera si psh India po konsideron nderprerjen e procesit te vaksinimit me kete lloj vaksine pas raportimit te shume rasteve me tromboze, deri sa te qartesohet shkaku i trombozave te keta paciente. Vaksina e Oxford-Astra Zeneca perbehet nga nje adenovirus i modifikuar dhe qe permban nje gjen per te prodhuar nje proteine te SARS-CoV 2, virusit qe shkakton semundjen COVID-19. Ajo eshte aprovuar per perdorim ne Europe nga EMA (European Medicines Agency) ne 29 janar 2021 dhe nga OBSH ne 15 shkurt 2021 pas nje programi klinik global ku moren pjese 23000 vullnetare.

Disa fakte per tu patur parasysh :

1. Deri ne 10 mars te 2021 jane vaksinuar 5 milione persona dhe jane raportuar 30 raste me tromboze per te cilat nuk eshte vertetuar akoma nese ka qene vaksina apo dicka tjeter qe ka shkaktuar trombozen. Pra 30 raste ne 5milione i bie 0.0006% ose 1 ne 166666 persona ka rrezik per te bere tromboze nga kjo vaksine.

2. Normalisht 1 ne 1000 persona ne nje vit mund te bejne tromboze. Edhe pse nuk eshte vertetuar akoma nese vaksina ka shkaktuar trombozen i bie qe ne keta 5 milione persona te vaksinuar prej me shume se nje muaji, duhet te pesonin tromboze ne nje muaj rreth 420 prej tyre. Pra i bie qe kemi me pak raste te raportuara e ndoshta vaksina i ka mbrojtur edhe nga tromboza, por kjo eshte teme tjeter.

3. Per te kuptuar me shume qe rreziku eshte pothuajse inekzistent po ju jap disa shembuj te thjeshte:

a. Rreziku per te te zene rrufeja eshte 1 ne 3000 persona

b. Rreziku per te humbur jeten nje motociklist eshte 1 ne 899 persona

c. Rreziku per te humbur jeten nje ciklist eshte 1 ne 3825 persona

d. Rreziku per te bere nje aksident me makine pas 1000 miljesh udhetim eshte 1 ne 366 persona.

Shpresoj qe keto fakte te thjeshta mund te mjaftojne per te kuptuar qe ky rrezik mediatik nuk duhet tju pengoje per te kryer vaksinen e Oxford-Astra Zeneca.”,- shkruan doktor Panajoti.Dritare.net