Borussia Dortmund nuk po kalon një moment të mirë financiar dhe diçka të tillë e raporton “Kicker”. Sipas prestigjiozes gjermane, klubi nga “Signal Iduna Park” kanë probleme ekonomike dhe për këtë arsye do të detyrohen të heqin dorë nga një lojtar si Jadon Sancho në merkaton e verës.

E ardhmja e yllit anglez duket se është vendosur dhe është pikërisht largimi nga Dortmund. Ekipi favorit për të firmosur me Sanchon është padyshim Manchester United, por nuk mbeten pas edhe Liverpool e Chelsea.


Kërkesa e Dortmund është 120 milionë euro, por “Kicker” raporton se kjo kerkesë mund të ulet akoma më shumë, pasi arkat e klubit të Dortmund duhet të mbushen patjetër.