Këtë mbrëmje ka pasur trafik të rënduar në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë te rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Radha e automjeteve shkon në rreth 5 kilometra ndërsa problematike është situata te rrethrotullimi i TEG-ut. Kjo situatë është krijuar për shkak se qindra qytetarë po kthehen nga qyteti i Elbasanit, ku zgjodhën të kalojnë këtë të dielë të Ditës së Verës. Forca të policisë rrugore janë duke punuar për menaxhimin e trafikut.