31 Mars – 19.525 vaksinime janë kryer sot në gjithë vendin, shifrën e ka bërë me dije Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook. Manastirliu shkruan se prej fillimit të fushatës së vaksinimit janë kryer në total 138.846 vaksinime.

Postimi i Ministres Manastirliu: 19525 jetë më të mbrojtura sot? Nga fillimi i fushatës së vaksinimit #ShqipëriaBuzëqesh janë kryer 138846 vaksinime antiCOVID në të gjithë vendin ✅ *Vaksinimi i qytetarëve në Tiranë, Shkodër, Koplik #ShqipëriaBuzëqesh☀️