Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun Gjirokastër ka zhvilluar sot një takim elektoral në lagjen “Hazmurat- Meçite”. Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Çuçi solli në vëmendje hapjen e fushtës nga PD-ja, si një rast tipik tha ai që ilustron dallimin e madh si dy botë të ndryshme mes dy palëve politike.

“Ajo cfarë demonstruan ata në atë ditë nuk ishte thjesht koshienca e tyre në lidhje me ligjin. Ata nuk pyesin për rregullin dhe ligjin”, tha Çuçi. Në vijim të diskutimit me banorët, Çuçi përmendi disa nga investimet e rëndësishme që janë bërë në Gjirokastër gjatë këtyre viteve. “Në vitin 2014 kishim vetëm dy hotele në pjesën muzeale të Gjirokastrës. Sot ka mbi 100 njësi hoteliere. Imagjinoni se cfarë impakti kanë sjell investimet tona publike në Gjirokastër”, tha më tej Çuçi. Drejtuesi politik i socialistëve kërkoi mbështetjen me votë në 25 prill për të përfunduar projektet që plotësojnë vizionin e tyre për Gjirokastrën. “Kemi treguar para shqiptarëve se askush më mirë se ne nuk mund të qeverisë. Të paktën deri tani”, tha Çuçi.