Drejtuesi politik i PS-së në Gjirokastër, Bledi Çuçi, ka zhvilluar një takim me gra e vajza. Teksa publikon fotot në Facebook, Çuçi thotë se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që ka hapur dyert për gratë e vajzat duke iu besuar poste të ndryshme në të gjitha nivelet e qeverisjes.

“Në ka sot një parti politike në Shqipëri që ka hapur dyert për gratë e vajzat, që i ka promovuar dhe iu ka besuar drejtimin dhe vendimarrjen në të gjitha nivelet e qeverisjes, është vetëm Partia Socialiste. Kjo nuk është fare e rastësishme dhe as një element i veçuar. Realisht ne besojmë tek roli dhe forca e tyre për të çuar përpara punët dhe për të bërë më të mirën për shqiptarët. Dhe po nuk e bëmë ne, nuk e bën dot askush tjetër”, thotë Çuçi.