Numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur sërish në Europë, pas gjashtë javëve rënie, njoftoi sot drejtoria rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH.

“Ne po konstatojmë një rritje në Europën Qendrore dhe Lindore. Rastet e reja janë rritur gjithashtu edhe në disa vende të Europës Perëndimore ku përqindja ka qenë shumë e lartë”, theksoi drejtori për Europën i OBSH-së, Hans Kluge, në një konferencë shtypi. Për zyrtarin e OKB-së, europianët duhet të kthehen në gjërat themelore për të luf tuar kundër koronavirusit dhe varianteve të tij duke përdorur mjetet në fuqi dhe përshpejtimin e vaksinave.

“Ne kemi nevojë për zgjerimin e portofolit tonë të vaksinave”, shtoi ai. Javën e kaluar, rastet e reja me COVID-19 në Europë u rritën me 9% për të arritur në më shumë se një milionë, sipas degës rajonale të OBSH-së, që grupon 50 vende europiane dhe deri në Azinë Qendrore.