Ajo që shumë i druheshin në fund të verës së vitit 2020, nuk ndodhi. Studiues të sëmundjeve infektive i kthyen sytë nga gripi sezonal, me frikën e një mbivendosjeje në rastet e Covid-19.

Por të pakta kanë qenë rastet e të sëmurëve me grip. Në SHBA, gjatë sezonit të gripit 2019-2020 – pra në vjeshtë dhe dimër – 18 milionë njerëz u paraqitën te mjeku me simptomat e gripit dhe 400 000 u shtruan në spital. 32 000 njerëz vdiqën. Por në sezonin aktual, rastet mezi e kaluan një numër me katër shifra.

“Gjithmonë ka sezon vaksinash dhe sezon gripi. Ne jemi mësuar të punojmë me këtë model, që tani është zhdukur”, thotë për “Wired” Emily Martin, epidemiologe në Shkollën e Shëndetit Publik në Universitetin e Miçiganit, e cila është pjesë e rrjetit të monitorimit të gripit në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Jam e kënaqur që nuk më është dashur të bëja kontrollin e Covid dhe kontrollin e gripit në të njëjtën kohë. Kjo do të kishte qenë një katastrofë. Por në të njëjtën kohë, ky është vit i çuditshëm”.

Dhe është vërtet e tillë. Nuk është fjala vetëm për gripin. Rastet për viruset respiratore në përgjithësi kanë rënë. Sipas një studimi që doli javën e kaluar, në listën e tyre mungon edhe enterovirusin D68, një shkaktar i mundshëm i sëmundjes së mielitit akut te fëmijët.

Arsyeja e zhdukjes së papritur të gripit nuk duhet të konsiderohet mister. Distancimi fizik, maksat dhe higjiena e shtuar duket janë kthyer në një parandalues për përhapjen e gripit.

Por mister mbetet si ndodhi ky parandalim dhe çfarë vjen më pas. Përgjigjja e kësaj pyetjeje mund të na mësojë më shumë se si infketohen njerëzit me këtosëmundje dhe si ta ndalojmë një gjë të tillë.

Mesatarisht, gripi vret 12 000 – 61 000 njerëz në vit në SHBA çdo vit, duke i shkaktuar ekonomisë një dëm prej 1 miliard dollar. Për dekada të tëra, njerëzit e kanë pranuar këtë rrezik. Por nëse është tërësisht i parashikueshëm, a do të ndryshojë qasja e tyre?

Cilido qoftë mekanizmi, është e qartë se gripi, RSV dhe EV-D68 nuk përhapen aq shpejt sa SARS-CoV-2. Shumë epidemiologë e shpjegojnë këtë me indeksin e transmetueshmërisë Rt, që SARS CoV-2 e ka të lartë.

Por gjërat janë më të komplikuara se kaq. Maska dhe instrumentet e tjera parandaluese nuk mund të ndalojnë çdo lloj virusi respirator. Rinoviruser (gripi i zakonshëm) dhe adenoviruset respiratore kanë qarkulluar këtë vit. Ndoshta sepse adenoviruset kanë AND si material gjenetik në vend të ARN-së që kanë koronaviruset?

“Transmetimi sipërfaqësor dhe qëndrueshmëria e gjatë e infeksionit është më shumë një problem me këtë sesa me viruset e frymëmarrjes ARN. Mund ta imagjinoj që modelet e transmetimit të adenovirusit janë mjaft të ndryshme nga SARS-CoV-2 që nuk do të ishte aq infektiv”, thotë Martin. “Për rinovirusin, unë jam e tronditur – mund të ketë një Rt më të lartë sesa mendonim.”

Ndërkohë, pa përgjigje mbeten edhe pyetje të tjera lidhur me SARS CoV-2. P.sh., sa virus duhet për të infektuar një subjekt të ri? Shkencëtarët thonë se në pritje të përgjigjeve të reja, po punohet me aq sa deri tani dihet me siguri.