E konsideruara si intervista më tronditëse për Monarkinë në 85 vjetët e fundit, ajo çka deklaroi nip ii Mbretëreshë Elisabet të Anglisë, Princi Harry dhe gruaja e tij aktore, amerikania Meghan Markle ka trazuar shpirtrat dhe emocionet e shumicës së britanikëve, të cilët janë tronditur por edhe janë përçarë në besnikërinë ndaj palëve.

Sipas një sondazhi të kryer në Britani, të rinjtë anojnë nga princi Harry ndërsa të rriturit janë në mbrojtje të Monarkisë. Ndarja është edhe në bazë të bindjeve politike. Në tërësi 36 për qind thonë se simpatizojnë Mbretëreshën dhe Familjen Mbretërore, ndërsa 22 për qind mbështesin Harry-n dhe Meghan.

Sakaq, 64 përqind e konservatorëve në pushtet mbështesin Mbretërinë, krahasuar me 15 përqind të laburistëve. Ndërkohë dy ditë pas intervistës “atomike” të çiftit mbretëror, ende nuk ka reagim zyrtar nga pallati mbretërore të cilët duket se duan të jenë të kujdesshëm në përgjigjen e tyre.

Ndërkohë sot ka qenë babai i amerikanes Meghan Markle i cili ka quajtur gjepura pretendimet se familja mbretërore është raciste, sic la të nënkuptohej nga deklarimet, vajzat e tij, e martuar me Princin Harry të cilët mësohet nga babai i saj, se nuk kanë asnjë kontakt me të që para martesës së çiftit e transmetuar në mbarë botën.