Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka zgjedhur ministrin e tij të katërt të shëndetësisë që kur pandemia e koronavirusit goditi vendin, dhe e bën këtë në kohën kur sëmundja në Brazil po përhapet shumë dhe pas një serie gabimesh të kritikuara shumë nga ekspertët e shëndetit publik.  Marcelo Queiroga, presidenti i shoqatës braziliane të kardiologjisë, do të zëvendësojë Eduardo Pazuello, një gjeneral i ushtrisë me ekspertizë në logjistikë që mori postin majin e kaluar, pavarësisht mungesës së eksperiencës së mëparshme në sektor.

Më herët, Pazuello pranoi në një konferencë për shtyp se Bolsonaro synon ta zëvendësojë atë. kandidatja e parë për postin, kardiologia, Ludhmila Hajjar, e refuzoi atë. Largimi i Pazuellos, hapi rrugën që Brazili të bëhej me ministrin e katërt të shëndetësisë në një vit, edhe pse ai e udhëhoqi ministrinë për një kohë më të gjatë se dy paraardhësit e tij. Vendi në Amerikën Latine po përpiqet të vendosë nën kontroll përhapjen e virusit, por pa rezultat. Vendi ka regjistruar thuajse 280 mijë vi ktima të virusit.